Të gjithë lojtarë të gjithë miq
çështje të lidhura me temën
Çështja e ndryshimit të mendësisë mbi aftësinë e kufizuar mund të jetë e ndjeshme për disa arsye. Megjithëse ndikon drejtpërdrejt në disa fëmijë, të tjerët dinë shumë pak për këtë. Përveç kësaj, fëmijët shpesh janë dyshues ndaj personave me aftësi të kufizuara, pasi që shumicën e kohës nuk i kuptojnë ato. Asistentët duhet të sigurohen që të përcjellin disa elemente kyçe para dhe gjatë çdo seance.
KA DALLIM NË mes tË Dëmtimit dhe aftËsisË sË kufizuar- Një aftësi e kufizuar i referohet kufizimeve që pengojnë dikë që të bëjë diçka: jepni dhe përdorni shembuj relevant për ta ilustruar këtë. Për shembull: Dikush që është memec është në gjendje të shikojë një film në kinema / një person i cili ka pasur një këmbë amputuar është në gjendje të lexojë një libër, etj. Shpjegoni se është mjedisi që nuk është përshtatur me nevojat e disa njerëzve dhe se kjo shkakton paaftësi. Për shembull: një person në karrocë ka mbëtur në katin përdhes, sepse ashensori nuk po funksionon. Nëse ashensori do të punonte, personi do të mund të shkonte në katin e dytë, ashtu si të gjithë të tjerët. Kërkojuni fëmijëve të dalin vetë me një shembull për të parë nëse ata kanë kuptuar.
Çfarë është përfshirja? Çfarë është Drejtësia?- Përfshirja është e kundërta e përjashtimit ! Ajo lejon që të gjithë të jenë pjesë e një grupi.Kërkojuni fëmijëve të imagjinojnë se çfarë do të bënin nëse një bashkëmoshtarë me dëmtim kognitiv (ose aftësi të kufizuar në mësim) do të mbërrijë në klubin e fëmijëve javën e ardhshme: si do të ndërveprojnë me të? Drejtësia është barazia e të drejtave DHE barazia e mundësive (për të marrë pjesë, për të luajtur, për të fituar, etj). Nëse të gjithë fëmijët kanë të njëjtat të drejta, do të thotë se ato trajtohen në mënyrë të barabartë. Për shembull, të gjithë kanë të drejtën të marrin një ëmbëlsirë nga kutia në krye të dollapit. Meqë vetëm ata që janë mjaft të gjatë mund të arrijnë kutinë, ende nuk është DREJTËSI. Që kjo situatë të jetë e DREJTË, ne mund ta përshtatim situatën me nevojat e atyre fëmijëve, lartësia e të cilave përbën kufizim për ta. Në këtë rast: marrim një karrige, një shok klase që mund t'i ngrisë lartë ata, etj.
IDETË SFIDUESE TË PARAMENDUARA- Fëmijët shpesh i shohin njerëzit me aftësi të kufizuara me frikë ose me keqardhje, sepse nuk i njohin ata. Ata mund të kenë ide të paracaktuara dhe të mendojnë, për shembull, se njerëzit me aftësi të kufizuara janë të brishtë, të trishtuar, të çuditshëm, të rrezikshëm ose që i urrejnë njerëzit me « Shëndet të mirë ». Ndihmoni fëmijët të kuptojnë se njerëzit me aftësi të kufizuara nuk janë thjesht « trupa » (ose dëmtim), por së pari dhe më kryesorja janë njerëz: është e rëndësishme të vlerësosh një person më pak për atë që është dhe më tepër për atë se KUSH është. Jepni shembuj të njerëzve me aftësi të kufizuara që janë të njohur.
Cilat janë PërSHTATJet/ ADAPTATIMET?- Fëmijët ndoshta do të vijnë në shumë përshtatje në jetën e përditshme pa e kuptuar atë. Përdorni shembuj të qartë dhe të dukshëm të përshtatjeve materiale ose mjedisore : një shkop për një person të verbër, një karrige me rrota, një platformë hyrjeje në autobus, një ashensor, vijë me gunga në një vendkalim për këmbësorë etj. Përmendni shembuj të tjerë që ata nuk i dinë domosdoshmërisht (përshtatje njerëzore dhe financiare): kujdesin në shtëpi (për larje, dokumente etj.), një shumë e parash apo përfitime pas një aksidenti etj. Një përshtatje kompenson aftësinë e kufizuar: për shembull, një problem me të parë rregullohet nga një palë syze. Rregullimet i përgjigjen nevojave të individit.
Sesionet
Sesionet
Thyeni rekordin e ekipit tuaj dhe së bashku si një ekip, përfundoni sa më shpejtë të jetë e mundur.
Të riktheni thesarin si një ekip i madh, duke kaluar përmes shtigjeve të ndryshme për secilin grup sa më shpejtë të jetë e mundur.
Brenda kohës së caktuar prej pesë minutash (ose sa më shpejtë të jetë e mundur), shënoni numrin më të lartë të pikëve si një ekip.
Download kit
school-te gjithe lojtare te gjithe miq-go further
Burimet
Më shumë informacione
Për të rriturit
Projekti PLAY'In Together
Play'In Together | PLAY International (play-international.org)